Grabovci: Tito ka qenë ‘kopil’, nuk i ka dashtë as serbët e as shqiptarët (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Grabovci: Tito ka qenë ‘kopil’, nuk i ka dashtë as serbët e as shqiptarët (VIDEO)

NULL NULL
08.04.2023 20:27
shaip grabovci tito

Gazetari dhe shkrimtari, Shaip Grabovci në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” ka folur për nga çështjet dhe njerëzit që kanë lënë gjurmë në histori.

Mes këtyre çështjeve është trajtuar edhe roli i ish-liderit jugosllav, Josip Broz Tito në përgjithësi në çështjen shqiptare në ish-Jugosllavi.

Grabovci tha se pavarësisht idesë së krijuar nga populli shqiptar se Tito i donte këta të fundit, sipas tij kjo ide nuk qëndron.

“Tito ka qenë, siç thotë populli ‘kopil’, pehlivan thotë populli. Tito nuk i ka dashtë as serbët, as shqiptarët, as askënd, ai e ka dashtë veten, mirëpo momenteve të caktuara kur ka pasë nevojë për t’i dashtë maqedonët ai i ka dashtë maqedonët, kur ka pas nevojë më i dashtë shqiptarët, i ka dashtë shqiptarët”, tha ai.

Gjithashtu, Grabovci tha se Titos i punonte truri mjaft mirë, duke shpjeguar edhe arsyen që pse sipas tij Tito e krijoi Maqedoninë si Republikë jugosllave.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

Emisioni i plotë: