Grabitje në një shtëpi në Gjilan, një person gjendet pa ndjenja NULL NULL 10.07.2023 08:57 10.07.2023 08:57 policia arrestim Një person është gjetur pa ndjenja në shtëpinë e tij, pasi dyshohet se disa persona i kanë hyrë në shtëpi, duke i shkaktuar lëndime dhe më pas e kanë kryer veprën e grabitjes. Sipas raportit të policisë, ai ka pranuar tretman mjekësor, derisa ende nuk dihet se çka është grabitur, përcjell Klankosova.tv. “Viktima mashkull kosovar është gjetur në shtëpinë e tij pa ndjenja pasi që dyshohet se persona të panjohur pasi kanë depërtuar në shtëpinë tij, të njëjtit i kanë shkaktuar lëndime dhe kanë kryer veprën e cekur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa ende nuk dihet se çfarë është grabitur. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet tutje në raport. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.