Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Grabitje në “Jumbo”, arrestohet një i dyshuar

NULL NULL
07.11.2017 20:17

Në orët e pasdites të së martës, është lajmëruar për një grabitje në dyqanin e mallrave “Jumbo” në Fushë Kosovë, nga persona te dyshuar me maska, e që në posedim kishin nje armë dhe sprej, njofton Klan Kosova

Me të marrë informacionin policia ka nisur hetimet, me ç’rast kanë ardhur deri tek një person i dyshuar i cili ishte duke lëvizur me veturë të tipit Golf 4.

Disa ekipe të policisë për rreth tre orë kanë bllokuar një rrugë anësore në hyrje të Prishtinës, pasi i kishin rënë në gjurmë një personi të dyshuar për grabitjen e lartpërmendur.

Ky operacioni i policisë tashmë ka përfunduar dhe një i dyshuar është arrestuar, ka konfirmuar për Klan Kosova, zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.

Ndërsa veprime hetimore dhe operacionale janë ende në proces të sqarimit të rrethanave dhe identifikimit të dyshuarve tjerë të përfshirë.

lajme të ngjashme