Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Grabitet një punëtor i një poste të shpejtë në Pejë, iu vodh çanta me rreth dy mijë euro në të

NULL NULL
23.09.2023 09:24
Policia
Policia

Është grabitur një punëtor i një poste të shpejtë në Pejë, i cili ka raportuar se i është vjedhur çanta me rreth 1 mijë e 500 deri në 2 mijë euro në të.

Ai në polici ka raportuar se së pari është grushtuar nga i dyshuari, e më pas i është grabitur çanta, përcjell Klankosova.tv.

“Viktima mashkull  kosovar, punëtor i një poste të shpejtë, ka raportuar se një person i dyshuar deri më tani i pa njohur me maske mjekësore, fillimisht e ka grushtuar disa here dhe pastaj ja ka grabitur çantën me rreth 1500-2000 (njëmijë e pesëqind deri në dymijë) €. I dyshuar nga vendi i ngjarjes është larguar në këmbë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

lajme të ngjashme