Grabitet një kazino në Tiranë, policia arreston autorin NULL NULL 30.12.2016 21:54 30.12.2016 21:54 Një kazino pranë zonës së “Zogut të Zi” në kryeqytet është grabitur nga një person i armatosur gjatë orëve të mbrëmjes. Policia ka reaguar menjëherë pasi është njoftuar në lidhje me ngjarjen duke vënë në pranga autorin e grabitjes së kazinosë, i cili është identifikuar si shtetasi Ilir Leli, 47 vjeç, shkruan Top Channel. Sipas, forcave të policisë, autori i grabitjes është arrestuar në flagrancë në një tjetër ambientet ku do të bënte grabitjen e dytë. Në momentin e arrestimit, policia i ka sekuestruar këtij personi edhe armën e zjarrit, një pistoletë tip TT, me të cilën kreu grabitjen në kazino. Sipas policisë, grabitësi është futur në kazino me kapuç në kokë dhe me armën e zjarrit duke arritur të marrë rreth 800 mijë lekë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shala: Me deklaratën e fundit Kurti po konfirmon akuzat e Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së (VIDEO) 6 minuta më parë
Kosova Uka: Deklarata e Kurtit është dritë e gjelbër për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të UÇK-së (VIDEO) 10 minuta më parë
Kosova 4 korriku - në xhaminë “Bedri Kamberi” në Prishtinë ngrihet flamuri i ShBA-së 19 minuta më parë