Gra, hani molla për jetë më të mirë seksuale! NULL NULL 04.06.2021 14:30 04.06.2021 14:30 Është thënë prej kohësh që një mollë në ditë e mban larg mjekun. Por tani fruti është treguar të jetë afrodiziak pasi studiuesit zbuluan se ngrënia e një molle në ditë mund të përmirësojë jetën seksuale të grave. Shkencëtarët zbuluan se konsumi i rregullt ditor i mollës mund të rrisë kënaqësinë seksuale tek gratë e shëndetshme, transmeton Klan Kosova. Studiuesit në Spitalin Rajonal Santa Chiara në Trento, Itali besojnë se sa më shumë mollë që konsumojnë gratë, aq më i lartë është niveli i funksionit seksual. Studimi, i botuar në Arkivat e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, analizoi 731 gra italiane të moshës 18 deri 43 vjeç. Secilës pjesëmarrëse iu kërkua të raportonte për konsumin e tyre të përditshëm të mollëve dhe zakonet e të ngrënit. Më pas grupi u nda në dy, me një seksion u kërkua të hante një ose më shumë mollë në ditë dhe një tjetri u tha të hante më pak se një në ditë. Të gjitha pjesëmarrësve u kërkua më pas të plotësonin Indeksin e Funksionit Seksual të Femrave (FSFI), i cili përfshinte 19 pyetje në lidhje me aktivitetet e tyre seksuale, përfshirë frekuencën dhe kënaqësinë e përgjithshme. Studiuesit zbuluan se ngrënia e një molle në ditë ishte e lidhur me rezultate më të larta, duke sugjeruar se kjo rrit kënaqësinë e tyre seksuale. Mollët janë zbuluar se kanë shumë përfitime shëndetësore. Në vitin 2012, shkencëtarët zbuluan se fruti uli ndjeshëm nivelet e yndyrës në gjak në gratë në menopauzë, grupi më i rrezikuar nga sulme në zemër dhe goditje në tru, transmeton Klan Kosova.