Gorilla qëllohet për vdekje, pasi një fëmijë hyn në kafazin e saj (VIDEO) NULL NULL 29.05.2016 10:39 29.05.2016 10:39 Policët e një kopshti zoologjik kanë qëlluar për vdekje një gorillë, pasi një djalë katër vjeçar ka hyrë në kafazin e saj në qytetin amerikan Cincinnati, transmeton Klan Kosova. Djali kaloi gardhin dhe u fut në një hendek me ujë, ku u rrëmbye nga gorilla. Policët në kopshtin zoologjik thanë se ishin të detyruar të qëllonin mbi gorillën pasi “situata u bë kërcënuese për jetën e djalit”. Fëmija u dërgua në një spital lokal, edhe pse nuk ka informacione lidhur me gjendjen e tij, ai është liruar nga spitali dhe besohet se do të shërohet. Javën e kaluar dy luanë e qëlluan për vdekje në një kopsht zoologjik në Kili pasi një njeri hyri në kafazin e tyre duke tentuar të vetëvritet. https://www.youtube.com/watch?v=EnBn3NNiG_8 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Arifi: Për situatën e tanishme të vendit fajtor është e gjithë kjo elitë politike (VIDEO) 20 minuta më parë
Kosova Alarmi për bombë, gazetari Gajtani jep detaje për situatën e sotme në Kuvend (VIDEO) 51 minuta më parë