Goretzka afër largimit nga Bayern NULL NULL 18.12.2025 12:57 18.12.2025 12:57 Raportet mes Leon Goretzkës dhe Bayern Munchen kanë arritur në pikën e thyerjes. Mesfushori gjerman ka humbur rolin e tij titullar dhe pakënaqësia e tij është bërë e dukshme, sidomos pas gjestit simbolik të fshirjes së fotove me fanellën bavareze në rrjete sociale. Situata ka shtyrë Bayernin të shqyrtojë largimin e tij, ndërsa Premier League shihet si destinacioni më i mundshëm. Klube si Tottenham, West Ham dhe Nottingham Forest po monitorojnë nga afër zhvillimet, me Goretzkën që kërkon një ambient të ri për të rilindur karrierën e tij./Klankosova.tv