Gorani: Qëllimi ynë, përmirësimi i cilësisë së jetës së prishtinasve NULL NULL 05.10.2017 18:52 05.10.2017 18:52 Kandidatja për Asambeliste në Kuvendin Komunal të Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Visare Gorani, ka thënë se qëllimi i tyre është përmirësimi i jetës së qytetarëve të Prishtinës, njofton Klan Kosova. Ajo përmendi çerdhet e reja që janë ndërtuar në mandatin e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë. “Prishtina ka zemër të madhe”, tha ajo në Info Lokale të Klan Kosovës. Gorani tha se qëllimi i tyre është përmirësimi i cilësisë së jetës së qytetarëve të Prishtinës. Sa i përket pozitës së grave, Gorani tha se pozita e tyre në Kosovë ka ndryshuar, por është larg asaj se çfarë duhet të jetë. Sidoqoftë, në fund ajo tha se, sipas saj, Lëvizja Vetëvendosje do të fitojë bindshëm, dhe tha se do ta ketë shumicën në asamble. Ajo synon që Lëvizja Vetëvendosje ta vazhdojë rrugëtimin e të bërit Prishtinën qytet. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova EULEX-it i vazhdohet mandati teknik, Osmani ia kërkon BE-së të gjitha dokumentet kur kishte mandat ekzekutiv 9 orë më parë
Kosova Osmani uron Fazliun për medaljen botërore: Tregove shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë 9 orë më parë
Kosova Një ditë para vizitës së Osmanit, ura e Budapestit dekorohet me flamuj të Kosovës 10 orë më parë