Goranët e ftojnë Mustafën në vizitë NULL NULL 04.05.2015 16:01 04.05.2015 16:01 Kryeministri, Isa Mustafa, ka pritur sot në një takim një delegacion të komunitetit goran të Kosovës, të cilët i ka uruar për Ditën e këtij komuniteti, që shënohet më 6 maj. Shefi u qeverisë ka vlerësuar se komunitetet pakicë janë tregues i harmonisë ndëretnike e ndërfetare, si dhe multikulturalizmit në Kosovë. E mysafirët e kryeministrit, të cilët gjatë kësaj vizite përfaqësuan një numër të organizatave joqeveritare, kanë shprehur angazhimet për fuqizimin e rolit të tyre në shtetin e Kosovës, duke shprehur edhe shqetësimet e tyre aktuale. Ata kanë ftuar Mustafën që të vizitojë vendbanimet e tyre dhe që të ofrohet më shumë përkrahje e të fuqizohet bashkëpunimi me këtë komunitet.
Kosova Nuk ka informacione që ndonjë shqiptar mund të ketë pësuar nga tërmeti në Turqi (VIDEO) 2 months