Google do të mbyllë shërbimin “Google+” më herët se që ishte planifikuar NULL NULL 10.12.2018 22:42 10.12.2018 22:42 Google do të mbyllë shërbimin e saj Google+ shumë më herët se sa që kishte planifikuar. Kjo pasi kanë gjetur edhe nje dëmtim të dytë ne softuerin e saj, gjë që bëri publike të dhënat private të miliona përdoruesve. Nga kompania është bërë e ditur se një “bug” në softuerin e saj mundësoi që zhvilluesit e aplikacioneve të kenë qasje në infomacionet në profilet e përdoruesve që nuk ishin publike. Sipas Google rreth 52.5 milionë përdorues janë prekur. Edhe më parë kjo kompani kishte zbuluar një “bug”, me ç’rast edhe pati paralajmëruar ndërprerjen e shërbimit Google+. Google mbyll shërbimin “Google+”