Gonzalo Higuain zyrtarisht në Juventus

Gonzalo Higuain zyrtarisht në Juventus

NULL NULL
4 vjet më parë

Tashmë është zyrtare, Juventusi realizon goditjen e madhe në merkato dhe ajo mban emrin e Gonzalo Higuain.

Sulmuesi është shndërruar në futbollistin më të ri të klubit bardhezi pasi kampionët e Italisë kanë depozituar në Ligën Italiane të Futbollit dokumentacionin se kanë paguar klauzolën e largimit të El Pipitas nga Napoli si dhe kontratën e futbollistit.

Higuain cili përpara pak ditësh kaloi me sukses vizitat mjekësore ka firmosur një kontratë 4-vjecare me bardhezinjtë nga e cila do të përfitojë 7,5 milionë Euro në sezon.

90 milionë është shuma e përfituar nga Napoli për kartonin e lojtarit dhe jo 94,7 sic u përfol fillimisht, shifër të cilën Juventusi do ta paguajë në dy vite.

Transferimi i 28-vjecarit te Juventusi është edhe blerja më e shtrenjtë e realizuar ndonjëherë nga një klub italian si dhe njëkohësisht goditja  më e madhe e kësaj vere në merkato.

Marrëveshja mes palëve ishte arritur prej kohësh por mungonte vetëm zyrtarizmi, tashmë që edhe ai ka ardhur Gonzalo Higuain mund të nisë aventurën e tij të re te kampionët e Italisë, shkruan supersport.al.

Me afrimin e golashënuesit më të mirë të Serisë A gjatë edicionit të kaluar, Juventusi vështirë se do të ketë rivalë në garën për titull edhe gjatë këtij sezoni. Ajo e Higuain është blerja e 5-të e bardhezinjëve në këtë merkato pas Pjanic, Dani Alves, Benatia dhe Marko Pjacas.