Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gomez rikthehet në Bundesliga?

NULL NULL
19.05.2015 18:48
Futbollisti i mirënjohur gjerman Mario Gomez mund të rikthehet sërish në Bundesliga. Ai ka luajtur për një kohë të gjatë për Shtuttgartin dhe Bayern Munchen.

Mediet në Itali kanë raportuar se sulmuesi gjerman nuk bënë pjes në planet e Fiorentinës për të ardhmen dhe mundësia më e madhe është Bundesliga.

Gomez në Seria A u transferua për 20 milionë euro nga Bayerni, por dështoi të tregojë vlerat e tij për shkak të shumë lëndimeve që e përcjellën.

Sulmuesi që në ndeshjet e fundit është lënë në bankën rezerve, pëlqehet shumë nga skuadra e Schalke 04. Transferimi i tij është i mundur, kurse vetë gjermani e sheh këtë skuadër si një mundësi të mirë për një rikthim në kombëtaren e Gjermanisë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.