Goli i Shaqiri kundër Skocisë zgjidhet më i bukuri nga televizioni zviceran NULL NULL 16.07.2024 17:22 16.07.2024 17:22 Xherdan Shaqiri, dje i dha fund karrierës së tij me kombëtaren zvicerane. Por, ai do të kujtohet gjatë për golat e tij të bukur me fanellën e helvetikëve. Televizioni shtetëror i Zvicrës (SRF) hapi një sondazh, ku goli i Shaqiri kundër Skocisë, në xhiron e dytë të fazës grupore në EURO 2024, u shpall më i bukuri i kampionatit. Për të votuan 6 mijë e 400 persona, apo 44 e votuesve të sondazhit. Goli i Lamine Yamalit në gjysmëfinale u vlerësua i dyti më i miri me 26 për qind të votave. Derisa goli i Ruben Vargas, futbollistit tjetër të Zvicrës u rendit i treti me 12 për qind të votave. Xherdan Shaqiri, luajti 125 ndeshje për Zvicrën. Shaqiri gjatë karrierës së tij i shënoi 32 gola. 🇨🇭😍 Shaqiri’s stunner vs Scotland! #EURO2024 pic.twitter.com/kxRszPzR4s — EuroFoot (@eurofootcom) June 20, 2024 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.