Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Goli i sekondave të para të betejës së dytë madrilene, e dërgon ndeshjen në penallti

NULL NULL
12.03.2025 23:35

Conor Gallagher, e kaloi në epërsi Atletico Madridin pa kaluar as një minut i plotë i ndeshjes së dytë të 1/8-ës së finales, ndaj Real Madridit.

Në këtë mënyrë se si filloi përballja në “Metropolitano”, pak kush mund të ketë menduar se ky realizim do të ishte gjithçka sa i përket golave në këtë dramë futbollistike, njofton Klankosova.tv.

Humbja e penalltisë nga Vinicius Junior në minutën e 70′, rezultoi determinuese që kampionët aktualë të Evropës, mos të kalojnë në çerekfinale nga koha e rregullt.

1-0 sonte për ekipin e Diego Simeonës, e ka neutralizuar triumfin 2-1 të Realit, në takimin e parë.

Çerekfinalisti i fundit këtij edicioni në Ligën e Kampionëve, vendoset nga penalltitë!

lajme të ngjashme