Goli i Pajtim Kasamit kujton “Golin e Dekadës” në Premier League(VIDEO) NULL NULL 11.02.2020 13:34 11.02.2020 13:34 Futbollisti me prejardhje shqiptare Pajtim Kasami, ka kujtuar golin e shënuar para disa sezoneve në fanellen e Fulham-it, në Premier League. Goli i tij po cilësohet si “Goli i Dekadës” në Premier League. Ai ende mahnitet nga shënimi i atij goli. ““Uau! Mahnitëse!”, tha Pajtim Kasami, përderisa e shikonte sërish golin e tij të shënuar për Fulhamin kundër Crystal Palace para gjashtë vjetëve. Me atë gol identifikohet ende koha e përfaqësuesit zviceran në Angli, shkruan Guardian, përcjell Klan Kosova. Kasami kujton momentin e realizmit të këtij goli, duke mos menduar në fillim për veprimet e bëra. “Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Ishte gol instinktiv. E shënova atë dhe nuk e mendova shumë, por pastaj e kuptova: “Uau, çfarë goli”. Në atë moment nuk mund ta kuptosh se çfarë goli ke shënuar. Ishte një gol i përsosur – pasimi, vrapimi që e bëra, mënyra se si e kontrollova topin dhe pastaj goditja me këmbën time të dobët – gjithçka ishte e përsosur”, sqaron Kasami. Kasami e kishte barazuar rezultatin për Fulhamin në atë ndeshje dhe pastaj klubi i tij kishte arritur të merrte fitore 4:1 atë natë në Selhurst Park. Ai rezultat duhej ta kishte nxitur një sezon mbresëlënës për Fulhamin që e kishte në skuadër edhe Dimitar Berbatovin dhe Damien Duff, por ata i humbën shtatë ndeshjet e radhës dhe trajneri Martin Jol u shkarkua dhe u zëvendësua nga Rene Maulensteen para se Fulhami ta merrte fitoren e radhës. “Ai ishte viti kur shkëlqeva në Premierligë. Isha shumë i ri në Fulham, kisha ardhur nga një skuadër e mirë italiane dhe iu bashkova një skuadre brilante me lojtarë si Damien Duff, Bobby Zamora, Steve Sidëell, Scott Parker dhe Dimitar Berbatov. Ne e kishim një skuadër shumë të fortë dhe të mirë, por nuk i morëm rezultatet e duhura dhe drejtori vendosi ta ndërrojë trajnerin. Pastaj ndryshoi gjithçka”, shtoi Kasami. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Dembele nderoi Diogo Jotën me një festim emocional në fitoren kundër Bayern Munich 06/07/2025