Golden State vazhdon me fitore, Cleveland asesi të këndellet NULL NULL 20.10.2018 14:30 20.10.2018 14:30 Golden State ka shënuar fitoren e radhës në NBA, ku kësaj radhe mposhti me rezultat të ngushtë Utah Jazz me rezultat 124 – 123. Kampionët në fuqi nuk e patën fare lehtë ndaj Utah Jazz pasi që ata u treguan shumë më të mirë në dy çerekët e parë të lojës të cilat i mbylli me 12 pikë avantazh. Pas pushimit Golden State u këndell duke përmbysur gjithçka falë lojës së mirë të Kevin Durant dhe Stephen Curry të cilët shënuan 38 pikë përkatësisht 31, njofton Klan Kosova. E mbrëmja të mirë nuk pati Cleveland Cavaliers të cilët pësuan humbjen e dytë radhazi, ku kësaj radhe i mposhti Minnesota me rezultat 131 – 123. Te ‘Timberëolves’ më i miri ishte, Jimmy Butler i cili shënoi 33 pikë kurse për Clevelad në parket më së miri u paraqitë, Wiggins me 22 pikë të shënuara. Në anën tjetër Toronto ka vazhduar formën e mirë duke mposhtur Boston Celtics me rezultat 112 – 101. Në fakt Bostoni e nisi më mirë takimin kur në pjesën e marë fitoi me rezultat 25 – 18 por ishte Toronto që nuk vonoi dhe u kthye në lojë përmes 31 pikëve të Leonard.