Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Golden State befasohen nga të fundit në tabelë (VIDEO)

NULL NULL
11.03.2019 12:10

Golden State Warriors kanë humbur në shtëpi nga Phoenix Suns me rezultat 111-115.

Kampionët në fuqi të NBA-së humbën nga klubi i fundit në renditjen tabelare duke e regjistruar humbjen e tyre të 21-të në këtë sezon, në të mirë të fitores së 16-të të Suns.

Devin Booker me 37 pikë e 11 kërcime udhëhoqi mysafirët drejt fitores, ndërkaq Klay Thompson me 28 pikë ishte më i miri te vendësit.

lajme të ngjashme