Goditet për vdekje një vajzë e vogël NULL NULL 30.04.2015 14:48 30.04.2015 14:48 Në fshatin Babush të Muhagjerëve të Lipjanit, një grua me makinën e saj ka goditur një këmbësore fëmijë, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse. Policia e Kosovës ka treguar se ka arrestuar të dyshuarën, femër shqiptare pasi që e njëjta, siç është raportuar, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, ka goditur me veturë këmbësoren-fëmijë femër shqiptare duke i shkaktuar lëndime të rënda. Vajza ka ndërruar jetë në QKUK. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa e dyshuara dërgohet në mbajtje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova EULEX-it i vazhdohet mandati teknik, Osmani ia kërkon BE-së të gjitha dokumentet kur kishte mandat ekzekutiv 16/06/2025
Kosova Osmani uron Fazliun për medaljen botërore: Tregove shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë 16/06/2025