Goditet me thikë e mitura NULL NULL 6 years më parë 6 years më parë Një femër e moshës së mitur ka raportuar në polici se gjersa ishte duke ecur rrugës në Mitrovicë njkë mashkull i panjohur e ka goditur me thikë në krah. Sipas raportit të policisë, gjatë këtij incidenti që ka ndodhur pasditen e së dielës viktima ka pësuar lëndime trupore dhe pas trajtimit mjekësor e njëjta është liruar, transmeton Klan Kosova. Në lidhje me rastin i dyshuari po ashtu i moshës së mitur, është paraqitur në polici dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.