Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Godet partneren në kokë dhe i shkakton lëndime, arrestohet shqiptari në Greqi

NULL NULL
04.03.2024 20:41
Foto ilustruese e policisë greke. Foto: AP

Është arrestuar një shqiptar në Greqi, i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht partneren e tij, duke e lënduar rëndë në kokë.

Ngjarja, siç e raportojnë mediave greke, ka ndodhur në shtëpinë ku jeton 35-vjeçarja nga Moldavia.

25-vjeçari ka hyrë nga një dera e ballkonit, e cila thuhet se ka qenë e hapur, dhe ka sulmuar partneren e tij, duke e goditur me kokë, përcjell Klankosova.tv.

Fqinjët kanë lajmëruar policinë, pasi kanë dëgjuar zërat.

Viktima është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Larisës.

I dyshuari së pari u arratis, por u gjend nga policia në zonën e Karditës. Ndaj tij është ngritur akuza për lëndim të rrezikshëm trupor.

 

lajme të ngjashme