Gmail së shpejti me adresa të veçanta NULL NULL 18.07.2015 16:00 18.07.2015 16:00 Gjigandi teknologjik ka vendosur që të ofrojë mundësinë e zgjedhjes së adresës së e-mailit edhe për përdoruesit e thjeshtë. Google ka vendosur që të ofrojë adresa të veçanta për përdoruesit e shërbimit Gmail. Kjo pasi deri tani, e-mailët e vetcaktuar, pra you@youradress.com, nuk kanë qenë të ofruar nga kompania, por ajo ofronte këtë shërbim vetëm për biznese, you@yourcompany.com . Përditësimi mundëson që përdoruesit të mund të kalojnë nga llogaria e tyre në you@youradress.com për 2 dollarë në muaj. Pritet që përdoruesit në të gjithë botën së shpejti të kenë qasje në veçorinë e re.