9:23, 22 Shkurt 2020

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) sot pritet të mbajë një konferencë në të cilën do të prezantohet punimi me titull: “Pesë gjërat që Qeveria e re e Republikës së Kosovës duhet t’i ketë parasysh sa i përket dialogut Kosovë-Serbi”.

Konferenca për media fillon në orën 10:30 në Qendrën e Konferencave ‘Orion’ në Prishtinë.

Sipas njoftimi të GLPS-së thuhet se presioni për rifillim të Dialogut pritet të rritet ndjeshëm, sidomos pas zgjedhjeve parlamentare në Serbi të parapara të mbahen në fund të muajit prill.

“Në të njëjtën kohë, rifillimi i tij është përgjegjësi e pashmangshme e të gjitha palëve të përfshira. Qeveria e re duhet të vendosë bashkëpunim të gjerë politik të brendshëm dhe të thellojë bashkëpunimin me aleatët ndërkombëtar, ashtuqë përfaqësimi i Republikës së Kosovës në Dialog tash e tutje të jetë serioz, i mirëpërgatitur dhe njëzëri”.

“Në këtë drejtim, GLPS në këtë shënim politikash identifikon dhe rendit pesë gjëra kryesore të cilat Qeveria e re duhet t’i ketë parasysh në qasjen e saj ndaj Dialogut dhe trajtimit të tij”, thuhet në njoftim.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë