Glover: Fey më tha që më punësuan te “30 Rock” për shkak të diversitetit NULL NULL 07.04.2023 13:12 07.04.2023 13:12 Donald Glover ka folur për periudhën kur kishte punuar si shkrimtar në serinë komike të NBC-së, 30 Rock. Ai ka deklaruar që krijuesja e kësaj serie, Tina Fey, e kishte pranuar që e kishin marrë në punë për shkak të respektimit të diversitetit nga ana e NBC-së. “Nuk ka animositet midis nesh apo diçka e tillë, mirëpo [Tina Fey] ma pati thënë vetë…ishte punë diversiteti. Dy të fundit që po luftonim për atë vend pune ishim unë dhe Kenya Barris”. “Për vite nuk e kam ditur që kishte qenë midis meje dhe tij. Ai më foli një ditë dhe më tha, ‘Të kam urryer për vite!”