Gloria Govan arrestohet për keqtrajtim të fëmijëve të saj NULL NULL 02.09.2018 22:25 02.09.2018 22:25 Ylli i “Basketball Wives” Gloria Govan është arrestuar pasi u përfshi në një grindje të premten me ish-bashkëshortin e saj, lojtarin e pensionuar të NBA-së, Matt Barnes. Sipas TMZ, Barnes kishte planifikuar të merrte djemtë binjak 9-vjeçarë të çiftit nga shkolla të premten pasdite për marrëveshjen e kujdestarisë së çiftit, por Govan u paraqit në shkollë më herët dhe mori fëmijët, transmeton Klan Kosova. Burimet treguan se kur Barnes arriti, ai i udhëzoi fëmijët të dilnin nga automjeti i Govan dhe të hipnin në makinën e tij, fëmijët u pajtuan e Gloria e zemërua. Govan dëshironte të voziste makinën e Matt ku pastaj dikush lajmëroi policinë, ku Govan u arrestua dhe Barnes-i u lejua të merrte fëmijët. Ajo u lirua të shtunën me kusht 100,000 dollarë. Më vonë, Govan postoi një mesazh në Instagram, duke thënë pjesërisht: “Më lejoni t’ju them gjithçka … nuk ka një person në këtë tokë që nuk lufton me diçka! Nuk më intereson sa para, suksesi apo pasuesit mund të ketë dikush. Të gjithë kemi probleme. Nuk je vetem. Më beso.” *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.