Gliha: Ndeshja kundër Andorrës do të jetë goxha vështirë (VIDEO) NULL NULL 11.10.2023 20:44 11.10.2023 20:44 Nesër kombëtarja e Kosovës do të luajë ndaj Andorrës. Loja pritet të fillojë nga ora 20:45 dhe luhet në stadiumin “Estadi Nacional d’Andorra”. Të enjten, “Dardanët” ndonëse pothuajse pa gjasa për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian “EURO 2024”, do të synojnë që ta arrijnë fitoren e parë në këtë kampanjë. E para nisjes për në Andorrë, trajneri Primozh Gliha, u paraqit në një konferencë të shkurtër për media. Ai tha se ndeshja do të jetë mjaft e vështirë. “Unë me ekipet që i kam udhëhequr gjatë karrierës time si trajner kam luajtur disa herë ndaj Andorrës. Ato kanë qenë ndeshje shumë të vështira, kjo për shkak të mentalitetit të fortë të futbollistëve të tyre dhe kjo mund të na i komplikojë gjërat”, tha Gliha. “Por, duhet të shohim se si do të shkojë takimi dhe jemi të gatshëm”, shtoi ai. Në konferencë u paraqit edhe sulmuesi Albion Rrahmani. Ai tha se fitorja do t’u ndihmonte atyre t’iu rikthehen rezultateve pozitive. Kosova gjendet në vendin e parafundit të grupit I me katër pikë. “Dardanët” ende nuk kanë arritur të fitojnë në këto kualifikime për evropian. Në gjashtë ndeshje, “verdhë kaltrit” i kanë katër barazime dhe dy humbje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.