Gjysmë milioni euro donacion për policinë nga Gjermania për kontroll kufiri (VIDEO) NULL NULL nga Agnesa Sahiti 08.12.2022 20:16 nga Agnesa Sahiti 08.12.2022 20:16 Policia e Kosovës, kontrollimin e mbikëqyrjen e kufirit do ta ketë më të lehtë. Kjo pas donacionit me pajisje që kapin vlerën e rreth gjysmë milioni eurove që pranoi nga qeveria gjermane. Donatorët thonë se partneriteti mes dy vendeve është i ngushtë në fushën e sundimit të ligjit. “Ky donacion shpresoj që do të kontribuojë në sigurinë tonë të përgjithshme. Bashkëpunimi ynë në fushën e sundimit të ligjit, luftimin e krimit dhe korrupsionit është jashtëzakonisht i ngushtë dhe këto tema janë përmendur edhe në samitin e Ballkanit Perëndimor”, u shpreh ambasadori gjerman nw Kosovw, Jorn Rohde. E Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tregoi se departamenti i kufirit ka bashkëpunim me zyrën ndërlidhëse të qeverisë gjermane në Tiranë. Këtu u bë e ditur se në korrik, është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, për shkëmbimin e informacionit të lëvizjeve të paligjshme dhe falsifikimit të dokumenteve.