Gjysma e familjeve nën një çati, komunikojnë me tekst mesazhe NULL NULL 02.03.2017 12:00 02.03.2017 12:00 Pothuajse gjysma e familjeve në botë, tani i shkruajnë njëri tjetrit tekst-mesazhe, përderisa janë në të njëjtën shtëpi, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova. Shifrat tregojnë se 45% e familjeve që kanë fëmijë shkruhen me mesazhe edhe pse janë në të njëjtën çati dhe këto shifra pritet të rriten. Mirëpo kjo nuk është e njëjta mënyrë e përdorimit të telefonit brenda një familjeje në një shtëpi. Një e treta e familjeve përdorin telefonat gjatë kohës së ngrënies. Më shumë se katër në dhjetë prindër, janë ankuar se fëmijët e tyre i injorojnë për shkak se janë të shpërqendruar nga telefonat e tyre. Në fakt, tabletat dhe telefonat mobilë, janë aq prevalent në një shtëpi, saqë po na privojnë edhe nga pushimi.