Gjyshja 126 vjeçare me 400 pasardhës mposht koronavirusin NULL NULL 23.05.2020 13:58 23.05.2020 13:58 Një grua me më shumë se 100 vjet, me 13 fëmijë dhe rreth 400 nipër dhe mbesa u bë personi më i vjetër në botë që e mposhti koronavirusin në provincën Kahramanmaraş të Turqisë. Eşe Gebelek, e cila ka 126 vjet sipas të dhënave zyrtare, por që vetë nuk ka asnjë ide për moshën e saj të vërtetë, u shërua nga koronavirusi pas një trajtimi dyjavësh në spital. “Ata u kujdesën për mua, më trajtuan mirë”, tha Gebelek, duke falënderuar mjekët dhe infermierët në spital. Hamdullah Gelebek, fëmija më i vogël i “Granny Eşe”, tha se ushqimi organik është sekreti i nënës së tij për një jetë të gjatë, shkruan Hurriyet. “Ajo ka parë edhe fëmijët e nipërve dhe mbesave të saj. Ajo zyrtarisht ka 83 nipër e mbesa. Megjithatë, nëse numëroni edhe fëmijët e tyre, numri do të ishte rreth 400. ” “Ajo kaloi një javë në njësinë e kujdesit intensiv dhe një javë tjetër në dhomën e spitalit. Pasi u larguam nga spitali, ne e mbajtëm të izoluar për dy javë të tjera. Tani ajo është mirë”, tha Meyrem Gelebek, një nga nuset e Eşe Gebelek. “Falë qumështit, kosit dhe djathit që ajo ka ngrënë tërë jetën e saj, ajo nuk ka probleme të tjera shëndetësore”, shtoi ajo. Para Eşe Gebelek, një grua 113 vjeçare në provincën verilindore të Spanjës të Gironas ishte personi më i vjetër që mundi virusin, sipas të dhënave zyrtare. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haradinaj kujton betejën e Pozharit dhe masakrën e Izbicës: Dëshmi të dhembjes e vuajtjes, krenarisë e heroizmit 52 sekonda më parë