Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjykimi i Shalës, gjykatësit duan sqarime nga dëshmitari (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Tershana 02.05.2023 20:33

Sot ka përfunduar fjalën e tij para Dhomave të Specializuara në Hagë dëshmitari i pestë në procesin gjyqësor ndaj Pjetër Shalës.

Ai në këtë seancë i sqaroi disa nga deklaratat e tij të dhëna kohë më parë në ZPS.

Dëshmitari tha se në ndërtesën e fabrikës së metalit në Kukës, silleshin njerëz, sipas tij, si të dyshuar se punonin për serbët.

Kur u pyet nga gjykatësja nëse personat i kishin duart e lidhura, dëshmitari tha se nuk ishte shumë i sigurt për këtë gjë.

Në pyetjen se çfarë prejardhjeje kishin të dyshuarit që dërgoheshin në ndërtesën numër 1, dëshmitari tha se shumica nga ta ishin shqiptarë, por se kishte edhe romë.

Pas tij, dëshminë e filloi dëshmitari i gjashtë në procesin gjyqësor ndaj komandantit të UÇK-së, i cili tha se për më shumë se 1 muaj u mbajt i mbyllur në një dhomë brenda fabrikës së metaleve në Kukës.

Aty, siç tha dëshmitari i mbrojtur, u keqtrajtua dy herë. E para ishte kur u godit më shkop gome, e herën e dytë me grushte. Plagët që i mori nga njerëzit e panjohur, tha se i vuan ende.

Dëshmia e këtij nuk u krye të martën, do të vazhdojë me pyetjet e prokurorisë e mbrojtjes edhe të mërkurën.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

 

klankosova.tv

lajme të ngjashme