Gjykata vendos në favor të egjiptianëve, Suat Ademi mund të bëhet nënkryetar i Fushë Kosovës (VIDEO) NULL NULL nga Merita Neziri 26.04.2023 20:23 nga Merita Neziri 26.04.2023 20:23 Suat Ademit iu hap rruga të hyjë në historinë e Fushë Kosovës. Ai mund të bëhet nënkryetari i parë në këtë komunë, pasi kësaj të fundit iu lëshua drita e gjelbër që në këtë pozitë ta ketë dike nga komunitetet joshumicë. Në fakt nga kuvendi lokal diçka e tillë u miratua qysh në janar të 2022-ës, por që nuk e kishte marr aprovimin e ministrisë përkatëse, sipas të cilëve nuk po plotësoheshin normat ligjore, meqë komuniteti që Ademi i takon, s’i ka 10 përqind të popullsisë. Por Gjykata Themelore në Prishtinë, vendosi ndryshe, në favor të egjiptianëve. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025