“Gjykata Speciale është monoetnike”, Bajrami: Kam deponuar prova e video mbrojtëse NULL NULL 15.06.2025 18:13 15.06.2025 18:13 Hartuesi i Kushtetutës, Arsim Bajrami deklaroi se ka qenë kundër Gjykatës Speciale, duke thënë se është monoetnike, që sipas tij, merret me gjykimin vetëm të krimeve të supozuara të UÇK-së dhe asnjëherë nuk ka në juridiksion të merret me krimet e gjenocidit të Serbisë. Ai në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës tha se presioni ka qenë i jashtëzakonshëm për këtë gjykatë, madje shtoi se ka pasur edhe kërcënime që nëse nuk e bën Kuvendi i Kosovës, do ta bëjë Këshilli i Sigurimit. “Atëherë e kam këshilluar edhe Thaçin dhe të tjerët që më mirë ta bëjë Këshilli i Sigurimit se sa me votat e deputetëve që ne vetë ta pranojmë një gjykatë që ka tendencë ta ndryshojë historinë e Kosovës. Jemi para një akti të kryer”, u shpreh Bajrami. Tutje, akademiku Bajrami tha se ka ofruar prova mbrojtëse, madje ka dërguar video pasi ka bashkëpunim të ngushtë me ekipin e mbrojtjes. “Gjatë veprimit, gjatë këtyre viteve e kam përcjellë këtë gjykatë dhe kam ofruar shumë prova mbrojtëse. Kam deponuar prova mbrojtëse, bashkëpunoj me ekipin mbrojtës, kam deponuar edhe personalisht video”, u shpreh Bajrami, njofton Klankosova.tv. Më tej, ai thotë se lufta e UÇK-së ka qenë një luftë çlirimtare, dhe nuk bëhet fjalë për kurrfarë ndërmarrje kriminale. Lufta e UÇK ka qenë një luftë çlirimtare, nuk bëhet fjalë për kurrfarë ndërmarrje kriminale sepse nëse e studiojmë UÇK-në atëherë ajo në fakt ka qenë guerilë vullnetare e cila nuk e ka pasur prapa shtetin dhe ka vepruar mbi baza patriotike që ka luftuar për të mbrojtur popullin”, tha ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandiq dridh Serbinë: Studentët të vendosin lule në Batajnicë, ku kishte varreza masive me shqiptarë (VIDEO) 15/06/2025