Gjykata në Slloveni e hedh poshtë ankesën e ambasadorit Berishaj ndaj medias sllovene, Planet TV NULL NULL 23.02.2023 14:24 23.02.2023 14:24 Kryeredaktori i Planet TV, Mirko Mayer, media sllovene kjo e cila ka shkruar për skandalin financiar në Slloveni ku u raportua për pagesat e majme nga GEN-i në Beograd, e që sipas raportimeve ishte i përfshirë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka deklaruar se lajmet e medias ku ai punon nuk janë shpifje. Madje, Mayer, ka bërë të ditur se Gjykata në Slloveni e ka hedhur poshtë ankesën e ambasadorit Berishaj ndaj Planet TV, njofton Klankosova.tv. Mayer që bëri publik vendimin e gjykatës i është drejtuar edhe kryeministrit, Albin Kurti, duke thënë se i është plotësuar dëshira pas deklarimit të tij se shpreson që të vendoset drejtësia në këtë rast. “Kam dëgjuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një deklaratë dhe ka shprehur dëshirën që drejtësia do të thotë fjalën e saj në rastin e Berishajt kundër Planet TV. E njoftoj se kjo dëshirë i është plotësuar dhe drejtësia tashmë ka vendosur. Rasti i hapur nga Berishaj është refuzuar nga gjykatë në shkallën e dytë”, ka shkruar Mayer në Twitter. Slišim, da je kosovski premier @albinkurti podal izjavo za @NovicaMihajlo @Delo in pri tem izrazil upanje, da bo v primeru Berishaj proti @PlanetTV zadoščeno pravici.➡️Sporočam, da se mu je želja že izpolnila: 16.2. Berishajevo kazensko tožbo zavrglo še sodišče druge stopnje. 👇 pic.twitter.com/bhTDK15YZp — Mirko Mayer 🎬 📺 (@Mirko_Mayer) February 23, 2023 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.