Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjykata liron lokalin e uzurpuar në Prishtinë (VIDEO)

NULL NULL
nga Haris Ademi 09.07.2021 20:29

Me urdhër të Gjykatës Themelore të Prishtinës një lokal në qendër të kryeqytetit u zbraz i tëri.

Ai është njëri nga katër objektet që janë në kontest gjyqësor mes palëve që konsiderojnë se janë pronare të tyre, dhe atyre që i shfrytëzojnë për biznes.

Këta të fundit në fund të 2017-ës kishin marrë leje nga Ndërmarrja Publike Banesore në kryeqytet për shfrytëzim të pronave publike. Por, NPB e kishte tërhequr kontratën vetëm pak muaj më vonë, pasi konsideronte se kioskat ishin private.

Mirëpo pronarët e bizneseve nuk ishin tërhequr, teksa për tri vjet nuk i paguan qera askujt, gjë për të cilën ankohet avokati i palës paditëse, Shefqet Halimi.

“Uzurpuesit e lokalit deri më këtë çast nuk kanë shprehur gatishmëri as me lidhë kontratë me qiraxhiun legal, as me e lëshu lokalin, por as me e pagu qiranë”, thotë ai, njofton Klan Kosova.

Njëri nga avokatët e bizneseve, Skender Musa, thotë se klienti i tij është i gatshëm të paguajë qera, por vetëm ndaj atij që ia cakton gjykata.

“Fakti se pala nuk pranon të paguajë qiranë direkt te personi privat është se dyshon se kjo pronë është bartur në mënyrë të paligjshme”, deklaron ai.

Musa vlerëson se këto prona janë publike, pasi gjenden në perimetrin e oborrit të shkollës “Faik Konica”.

Sipas palëve, fillet e kontestit janë te kontrata e dhënë nga Ndërmarrja Publike Banesore.

Nga kjo e fundit thanë se ndërmarrja nuk ka pretendime ndaj këtyre pronave.
“Meqenëse NPB nuk pasur ndonjë dokument mbështetës karshi këtyre pronave, me kërkesë të ish Kryeshefit Ekzekutiv, pas 5 muajve dërgohet njoftimi për shkëputje të kontratave mbi qiranë. Ne ju njoftojmë që NPB asnjëherë nuk ka shkaktuar dëm financiar, pra nuk ka faturuar dhe nuk ka pranuar pagesë qiraje, nga qiramarrësit gjatë kësaj periudhe 5 mujore”, thuhet në përgjigjen e NPB-së.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.