Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjykata lë në burg 17 vjeçarin që vrau bashkëmoshatarin me thikë

NULL NULL
05.10.2015 12:18

Gjykata e Korçës ka lënë në burg 17-vjeçarin Agron Fecanji, i akuzuar për vrasjen e një 15-vjeçari. Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura për shkak të moshës së autorit, togat e zeza pas një kronologjie të ngjarjes kamë vendosur që 17-vjeçari i cili vrau me thikë shtetasin Romario Kodra të lihet në burg.

Për grindjen që pati shkak lojën e Playstation-it, e cila përfundoi me një viktimë, autori sërish ka shprehur pendesë, por gjykata ka vendosur që ai të qëndrojë në burg derisa të meret vendimi përfundimtar.

Mbrëmjen e së enjtes, Agron Fecanji qëlloi disa herë me thikë 15-vjeçarin Kodra, i cili ndërroi jetë në spitalin rajonal të Korçës. Ngjarja ndodhi në fshatin Qatrom, ku dy të rinjtë u grindën me njëri-tjetrin teksa ishin duke luajtur me kompjuter në njërin prej lokaleve të fshatit./ Top Channel

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.