Gjykata e Vatikanit dënon ish-këshilltarin e Papës për krime financiare NULL NULL 16.12.2023 18:06 16.12.2023 18:06 Papa Gjykatë e Vatikanit ka dënuar kardinalin italian, Angelo Becciu, ish-këshilltar i Papa Françeskut, me pesë vjet e gjysmë burg për krime financiare. Becciu, 75 vjeç, ishte zyrtari më i lartë i Vatikanit që u përball me akuza të tilla dhe dikur shihej si një pretendent papal, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Gjyqi u përqendrua në një marrëveshje pronësie në Londër që përfundoi me humbje të mëdha për Kishën Katolike. Ai mohoi me forcë akuzat duke përfshirë përvetësim dhe shpërdorim detyre.