Gjykata e Pejës merr vendim për të dyshuarit në rastin e dallavereve me patentë-shofer NULL NULL 25.07.2024 09:27 25.07.2024 09:27 Foto ilustruese Gjykata Themelore e Pejës ua caktuar masën e paraburgimit për një muaj pesë të dyshuarve në rastin e dallavereve me patentë-shofer. Derisa njërës prej të dyshuarve, i është caktuar masa e arrestit shtëpiak, njofton Klankosova.tv Seanca dëgjimore ndaj gjashtë të dyshuarve u mbajt mbrëmë. Të marten, Prokuroria e Pejës në bashkëpunim me policinë kanë zhvilluar një aksion në disa lokacione, ku cak ishin 10 persona. Fillimisht shtatë u prangosën, derisa një ishte liruar përkohësisht për shkak të gjendjes shëndetësore. Kurse, tre prej të dyshuarve nuk ishin hasur në vendbanimet e tyre. Rasti kishte të bënte me keqpërdorimet e mundshme lidhur me dhënien e patentë-shoferëve në Pejë. Në mesin e të arrestuarve, janë zyrtarë të Qendres së Patentë-Shoferëve në Pejë, pronar të autoshkollës. Klan Kosova e ka siguruar edhe dokumentin të vendimit të Gjykatës.