Gjykata e Lartë e Okllahomës hedh poshtë dy ndalime të abortit NULL NULL 31.05.2023 23:12 31.05.2023 23:12 Aborti mbetet kryesisht i paligjshëm në Oklahoma të ShBA-së, pavarësisht vendimit të gjykatës supreme të shtetit të mërkurën se dy nga ndalimet e shtetit ndaj abortit janë jokushtetuese. Projektligji i Senatit 1503, i cili do të kishte ndaluar abortin kur zbulohej një rrahje zemre e fetusit, dhe Projektligji i Dhomës 4327, i cili do të ndalonte procedurën në ngjizje dhe do të lejonte paditë civile në të cilat një paditësi mund t’i jepej një minimum prej 10,000 dollarësh, u nënshkruan të dy nga Guvernatori Kevin Stitt më 2022. Megjithatë, gjykata tha se ekziston një e drejtë e natyrshme e një gruaje shtatzënë për të ndërprerë shtatzëninë kur është e nevojshme për të ruajtur jetën e saj. “Pavarësisht vendimeve të gjykatës sot për SB 1503 dhe HB 4327, ligji i Oklahomas i vitit 1910 që ndalon abortin mbetet në fuqi”, tha në një deklaratë Prokurori i Përgjithshëm i Oklahomas, Gentner Drummond. “Me përjashtim të disa rrethanave të përshkruara në atë statut, aborti është ende i paligjshme në shtetin e Oklahomas”, shkruan Upi, transmeton Klan Kosova. “Teksa SB 1503 dhe HB 4327 përparuan përmes procesit legjislativ më 2022, Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve vazhdimisht vunë në dyshim kushtetutshmërinë e tyre”, tha në një deklaratë udhëheqësi i pakicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, Cyndi Munson. “Vendimi i sotëm është një kujtesë, për supershumicën në të dyja dhomat, se nxjerrja e legjislacionit ekstremist për pikë politike partiake është humbje e kohës dhe parave të taksapaguesve”. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Mojsiloviq nuk e pranon se Radojiçiq u stërvit në bazën më të madhe në Serbi 13 minuta më parë
Lajme Pretendimet e Vuçeviqit: Po të urdhëronte Vuçiqi do të hynim në Kosovë, por do ta informonim KFOR-in 33 minuta më parë