“Gjurmë tymi u gjetën në mushkëritë e tyre”, prokurori bullgar jep detaje pas autopsisë NULL NULL 25.11.2021 10:24 25.11.2021 10:24 Autopsitë kanë përfunduar dhe të gjitha tregojnë se personat kanë vdekur si pasojë e mbytjes nga zjarri, e jo nga lëndimet e marra nga përplasja apo shpërthimi, tha në konferencën e sotme për media zëvendëskryeprokurori i Bullgarisë, Borislav Sarafov, njofton Alsat-mk, transmeton Klankosova.tv. “Gjurmë tymi u gjetën në mushkëritë e tyre, që do të thotë se ata ishin gjallë në momentin e zjarrit”, tha Sarafov. Sipas tij, deri më tani janë marrë në pyetje dy dëshmitarë, pasagjerë në autobus të cilët kanë qenë të zgjuar në momentin e ngjarjes. “Të dy japin informacion objektiv, të marrë në pyetje në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri, deklaratat e tyre përputhen dhe ne i konsiderojmë ato absolutisht të besueshme”, tha ai, duke shtuar se bisedimet janë duke u zhvilluar aktualisht me dy pacientë të tjerë të shtruar në spital. Aksidenti ka ndodhur të martën në autostradën “Struma” kur autobusi i transportuesit “Besa Trans” që kthehej nga Stambolli ka marrë flakë. Po vijon hetimi nga autoritetet hetimore dhe identifikimi i viktimave, i cili pritet të përfundojë pas shtatë ditësh. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Edhe Peja pa shërbime nga Gjendja Civile për shkak të rënies së sistemit (VIDEO) 23 minuta më parë
Kosova Bllokohet sistemi elektronik, qytetarët e Ferizajt pa dokumente zyrtare prej dy ditësh (VIDEO) 32 minuta më parë
Lajme Netanyahu thotë se takimi me Trumpin u përqendrua në përpjekjet për lirimin e pengjeve 52 minuta më parë