Gjuriq: Shqipëria është një poligon për vendosjen e shteteve false (VIDEO) NULL NULL 12.07.2019 09:06 12.07.2019 09:06 Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka komentuar edhe një herë marrëveshjen në mes të Kosovës dhe Shqipërisë rreth misioneve diplomatike dhe politikës së jashtme të përbashkët, transmeton Klan Kosova. Sipas tij, në këtë rast, Shqipëria, një shtet i njohur ndërkombëtarisht, do të përdoret si një poligon për vendosjen e “diplomatëve të rremë, shteteve të rreme”. “Ka një ndryshim të rëndësishëm – Serbia dhe Mali i Zi ishin një vend, dhe Shqipëria është një shtet i ndarë nga Serbia. Do të ishte e papërshtatshme që dikush të konsideronte mundësinë e një aktiviteti të përbashkët diplomatik me një pjesë të Serbisë”, tha ai për Tv Pink, transmeton Klan Kosova. Kosova e Shqipëria bashkë në botë (VIDEO)