Gjuriq për aktakuzat në rastin e Ivanoviq: Vazhdim i një sulmi të organizuar NULL NULL 02.12.2019 23:23 02.12.2019 23:23 Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se aktakuzat e ngritur ndaj disa personave lidhur me vrasjen e ish politikanit serb, Oliver Ivanoviq, janë vazhdim i një sulmi të organizuar nga autoritetet e Kosovës. “Me këtë ata synojnë që ta fajësojnë popullin tonë në Kosovë e Metohi për këtë krim”, ka thënë Gjuriq, shkruan Tanjug. “Synimi përfundimtar është që të dobësohen pozicionet e serbëve në krahinë dhe të deligjitimohen përfaqësuesit serbë që separatistët shqiptarë dhe sponsorët e tyre të mund të fitojnë në zgjedhje”, ka thënë ai, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.