Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjuriq: Nevojitet veprim nëse duam të parandalojmë përkeqësimin e situatës në muajt e ardhshëm

NULL NULL
16.01.2022 21:35

Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, ka thënë se vendimi i autoriteteve në Prishtinë për t’iu mohuar qytetarëve serbë të drejtën për të votuar në një referendum për ndryshimet kushtetuese në Serbi është i pafalshëm dhe zhgënjyes.

“Mbi të gjitha, është jodemokratike dhe minon praktikën e mirë të kahershme që u mundësoi serbëve të ushtrojnë të drejtat e tyre të votës. Kjo gjithashtu bie ndesh me kërkesat e partnerëve tanë amerikanë dhe evropianë”, ka shkruar Gjuriq në Twitter, transmeton Klankosova.tv.

Tutje Gjuriq tha se Prishtina vendosi të injorojë kërkesën e sekretarit Blinken, dhe e quajti këtë “sulm të paprecedentë ndaj demokracisë”.

“Mbetet të shihet nëse do të ketë pasoja për këtë veprim malinj dhe të dhunshëm kundër të drejtave thelbësore politike të serbëve në Kosovë”.

“Nevojitet veprim nëse duam të parandalojmë përkeqësimin e mëtejshëm të situatës në muajt e ardhshëm”, përfundoi Gjuriq.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.