Gjuriq kërkesë për UNMIK-un e EULEX-in: Ivanoviq dhe Delibashiq të mbrohen në liri NULL NULL 11/08/2015 11/08/2015 Drejtori i Zyrës për Kosovën, në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i ka kërkuar shefit të UNMIK-ut, Farid Zarif, dhe shefit të EULEX-it, Gabriele Meucci të angazhohen për t’i mundësuar Oliver Ivanoviq-it dhe Dragoljub Delibashiq-it të mbrohen në liri. “Ju lutem urgjentisht të merrni masa brenda lejueshmërisë së juridiksionit tuaj dhe bëni çfarëdo që është e mundur për të intervenuar që të respektohen të drejtat themelore njerëzore dhe të parandalohet ndonjë dëmtim eventual i shëndetit të Oliver Ivanoviq”, ka shkruar Gjuriq në një letër drejtuar Zarif-it dhe Meucci-it, raporton Zyra për Kosovë e Qeverisë së Serbisë, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova. Gjuriq thekson se nga ky rast dhe mënyra se si do të trajtohet ai, varet shumë edhe besimi i komunitetit serb për sistemin e drejtësisë në Kosovë. “Për pasojat e mundshme në rast se diçka do të përkeqësohet në gjendjen shendetësore të Ivanoviq-it nuk guxojmë as të mendojmë”, ka thënë Gjuriq. klankosova.tv
Kosova Qytetarët ndezin qirinj para qeverisë për reduktim të rrymës, përkrahen nga AAK-ja (VIDEO) 17/08/2022
Lajme Agjencia bërthamore e Ukrainës raporton një sulm kibernetik në faqen e saj të internetit 17/08/2022