Gjuriq ia kthen shefit të stafit të Presidencës: Si qytetar serb duhet të raportosh korrupsionin NULL NULL 16.10.2021 19:11 16.10.2021 19:11 Ambasadori serb në SHBA, Marko Gjuriq, ka vazhduar me reagime në Twitter ndaj postimeve të shefit të stafit të Presidencës së Kosovës, Blerim Vela. Në njërin ku Vela i kishte përmendur rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit e për të cilat tha se Serbia s’ka bërë gjë, Gjuriq ka reaguar duke i thënë se si “qytetar i Serbisë” duhet t’i raportojë, njofton Klan Kosova. “Zotëri Vela, si qytetar i Serbisë ju jeni i obliguar që të raportoni çdo rast të korrupsionit te Zyra e Prokurorit në qytetin e Leskovacit”, ka shkruar Gjuriq në Twitter. Ai ka shtuar se nuk është i sigurt se ku Vela i ka marrë ato të dhëna. Mr. Vela, as a citizen of Serbia you are obliged to report any corruption case to the Prosecutor’s Office in the City of Leskovac. Not quite sure where you get your data from, but here’s the genuine track record 👇 https://t.co/vNmbIQXhXb — Марко Ђурић (@markodjuric) October 16, 2021 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 11 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 13 orë më parë