Gjuriq: Asnjë rast i ri me Covid-19 në zonat e banuara me serbë në Kosovë NULL NULL 27.05.2020 09:37 27.05.2020 09:37 Asnjë rast i ri me koronavirus nuk është regjistruar në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë. Kështu njoftoi të martën në mbrëmje drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq. Në raportin e tij të përditshëm për virusin korona, Gjuriq kujtoi në Instagram se që nga fillimi i pandemisë, 116 raste të Covid-19 janë regjistruar në zonat me shumicë serbe në Kosovë dhe se 10 njerëz kanë vdekur, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.