Gjukanoviq: Ulqini është thesar i pasurisë shekullore të kulturave dhe qytetërimeve të ndryshme - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjukanoviq: Ulqini është thesar i pasurisë shekullore të kulturave dhe qytetërimeve të ndryshme

NULL NULL
01.04.2023 17:00
Milo Gjukanoviq

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, me rastin e festës së Komunës së Ulqinit, u ka dërguar mesazh urimi kryetarit të Komunës Omer Barjaktari, kryetarit të Kuvendit të Komunës Ardijan Mavriq, këshilltarëve dhe të gjithë qytetarëve të Ulqinit.

“Ulqini, një thesar i pasurisë shekullore të diversitetit të kulturave dhe qytetërimeve, u ndërtua mbi themelet e vlerave të përjetshme të multikulturalizmit dhe multikonfesionalizmit. Sot, Ulqini me pasurinë e tij materiale dhe jo materiale përfaqëson një adresë të njohur dhe të rëndësishme kulturore dhe ku vlerësohet trashëgimia historike, një qytet me të cilin Mali i Zi modern mund të prezantohet me krenari”, tha Gjukanoviq, shkruan TvTeuta, përcjell Klankosova.tv

Ai theksoi se Ulqini, unik në pamjet e tij, duke shfrytëzuar me mençuri resurset njerëzore dhe potencialet natyrore, si dhe komoditetet e periudhës së re të begatë, deri më tani e ka përcjellë zhvillimin e përgjithshëm të Malit të Zi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.