Gjuan me armë në dasmë, arrestohet 33 vjeçari NULL NULL 29.06.2025 15:45 29.06.2025 15:45 Më 29 qershor rreth orës 11:10, stacioni policor në Shtime ka pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar në fshatin Petrovë. Në njoftimin e policisë thuhet se patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar me pronarin e ahengut, i cili ka pranuar se kishte shtënë me një armë zjarri. Personi i dyshuar, G.R., 33 vjeç, është shoqëruar në stacionin policor në Shtime, ku është intervistuar në prani të avokatit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalohet për 48 orë. Rasti është duke u trajtuar nga Sektori i Hetimeve pranë stacionit policor në Shtime. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Torta për Simiqin”, Behrami i reagon Zybës: Për shpifjet tua, do ndjekim procedurat ligjore 1 orë më parë