Gjuajtje me armë zjarri në Kodër të Trimave NULL NULL 17.06.2021 15:24 17.06.2021 15:24 Një rast i gjuajtjes me armë zjarri ka ndodhur sot në Kodër të Trimave të Prishtinës. Sipas informacioneve fillestare të siguruara nga policia nuk ka të lënduar. Rasti ka ndodhur rreth orës 14:00. Kështu tha për Klankosova.tv, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës. “Rreth orës 14:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin”. “Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes nuk ka pasur persona te lënduar. Aktualisht po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarve si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Arrestohet 38-vjeçari nga Kosova në Ulqin, dyshohet se shkaktoi një zjarr pasi e gjuajti cigaren 28/06/2025