Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjuajtje me armë në Shalë të Lipjanit, konfiskohet një revole

NULL NULL
30.11.2020 22:51

Rreth orës 16:00 Policia e Kosovës ka pranuar një informatë për gjuajtje me armë zjarri në fshatin Shalë të komunës së Lipjanit.

Me të dalë në vendin e ngjarjes, njoftohet se është identifikuar personi i dyshuar dhe është konfiskuar një armë zjarri, transmeton Klan Kosova.

I dyshuari është  51 vjeçar, ndërkaq arma e konfiskuar është një revole e tipit EKOL, kalibrit 9mm dhe gjashtë fishekë.

“Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për  mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës (Përdorim i armës)”, ka thënë për KlanKosova.tv, Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“I njëjti është intervistuar nga ana e policisë dhe është proceduar më tutje në përputhje me rekomandimet e  prokurorit të shtetit”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.