Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjoshi: PDK-ja mbështet liderët që e rritën partinë, prandaj Krasniqi ishte i vetmi kandidat

NULL NULL
21.06.2025 17:56

Sekretari organizativ i PDK-së, Betim Gjoshi, tha se kjo parti me konventën e mbajtur sot ku Memli Krasniqi u rizgjodh kryetar edhe për një mandat, ka dëshmuar se është një parti që ka unitet dhe e vlerëson punën e secilit.

Gjoshi tha se Krasniqi ishte i vetmi kandidat për kryetar partie pasi sipas tij, PDK-ja ka ditur t’i mbështes liderët të cilët e kanë  çuar partinë drejt rritjes.

“Ishte i vetmi kandidat për kryetar për arsye se gjithmonë PDK-ja ka ditur t’i mbështes liderët e vetë të cilët e kanë çuar PDK-në drejt rritjes dhe ecjes përpara. Edhe sot, kjo konventë dëshmoi të njëjtën gjë”.

“Nuk është lehtë të drejtohet një parti e cila e ka një bagazh të jashtëzakonshëm, si PDK-ja. Siç e tha Krasniqi, as ai vetë dhe as askush prej nesh s’e ka menduar që dikush tjetër do ta drejtojë një parti e cila ishte themeluar nga liderë me peshë të madhe historike dhe kombëtare, siç kanë qenë Thaçi dhe Veseli”, tha Gjoshi në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Tutje, ai u shpreh se si vet historia e Kosovës, edhe historia e PDK-së është e lidhur me sfida dhe lidhet ngushtë me emrat e dy liderëve të kësaj partie, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

“Si vetë historia e Kosovës, edhe historia e PDK-së është lidhur me sfida dhe lidhet ngushtë me emrin e Thaçit dhe Veselit”.

“Ne, gjithmonë kur mbajmë ngjarje kur janë të rëndësishme për vendin, si kjo e sotmja, i kujtojmë ata dhe kemi emocion për dy nga drejtuesit e partisë, pa përjashtuar Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, e të tjerët që janë në Hagë,  të cilët po e zhvillojnë një betejë për Kosovën”, tha Gjoshi.

Partia Demokratike e Kosovës e ka mbajtur sot konventën e 11-të me radhë ku me votë unanime, Memli Krasniqi është rizgjedhur kryetar edhe për katër vjet të tjera.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.